INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja 'Llalla' regjistrohet te Krimet e Rënda. Kush është prokurori që ka në dorë fatin e tij

Dosja 'Llalla' regjistrohet te Krimet e Rënda. Kush është prokurori që ka në dorë fatin e tij

Publikuar më: 11:20 11-05-2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar sot dosjen për hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Hetimi ndaj Llallës ishte nisur fillimisht në prokurorinë e Rrethit të Durrësit. Në 15 mars dosja në ngarkim të ish-kryeprokurorit u dërgua nga komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurorinë e Durrësit me kërkesë të këtij institucioni. Por pasi ky institucion shpalli moskompetencë për këtë çështje, do të jenë prokurorët e Krimeve të Rënda që do të vijojnë me veprimet hetimore. Adriatik Llalla. Prokurori i Krimeve të Rënda që do të ketë në dorë fatin e Llallës do të jetë Klodian Braho. Mbi ish-prokurorin rëndojnë tre akuza; ‘shpërdorim detyre’, ‘mosdeklarim i të hollave në kufi’ dhe ‘pastrim i parave’. Në dispozicion të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e Vettingut për Llallën më 16 shkurt të këtij viti, por rezultatet e tij nuk u publikuan. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla më 16 maj do të dalë përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancë dëgjimore publike për Vettingun, pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik. Llalla ka pasur përplasje publike me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të ndalonte hyrjen ish-kryeprokurorit në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219