INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja Nr.339, zbardhet përgjimi i Vangjush Dakos, flet me ''Niçen'' e grupit ''Avdylaj'': Hë kryetar...

Dosja Nr.339, zbardhet përgjimi i Vangjush Dakos, flet me ''Niçen'' e grupit ''Avdylaj'': Hë kryetar...

Publikuar më: 19:36 25-10-2018

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, rezulton të jetë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si Niçja.

Televizioni Klan ka siguruar një pjesë të bisedës së Dakos që sipas Prokurorisë mban numrin 069 20 99 300 dhe Niçes që mban numrin 89 67 77 65 dhe që ka qenë objekt i përgjimit.

BISEDA 1 –

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.

0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…

0692099300: Ku është Astriti?

Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…

Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.

astrit.jpg

 

BISEDA 2 – NIÇJA

1-           Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2-           Alo, ça po bën?

1-           Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2-           Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1-           Jo! Jo! Jo!

2-           Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1-           Niçja: ...mirë…

2-           6 veta janë!

1-           Niçja: Hajt se të marr unë!

2-           Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607