INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori i RTSH-së gjobit gazetaren e njohur, Berisha: Gjoba ishte prej Olsi Ramës, akt i pashembullt [FOTO]

Drejtori i RTSH-së gjobit gazetaren e njohur, Berisha: Gjoba ishte prej Olsi Ramës, akt i pashembullt [FOTO]

Publikuar më: 21:48 13-01-2018

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka përpiluar një gjobë ndaj gazetares Anduena Llabani me motivacionin e thyrjes së disiplinës pasi ka marrë pjesë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News, pa marrë leje paraprakisht.
Shkaku, sipas asaj që thuhet në gjobë, është deklarata e fortë në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë. Sipas gazetares, në përgjimet e gjermanëve për laboratorin e Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha e cili e konsideron akt të pashembullt që tregon fytyrën e vërtetë , “armiqesine e eger te llum-kazanit Edvin Kristaq Rama”.

Reagimi i Sali Berishës:
Gjoba ndaj gazetares Anduena Llabani per Olsi Ramen, eshte fytyra e vertet e llum-kazanit Edvin Kristaq Rama!
Te dashur miq, ne nje akt primitiv te pashembullt ne 27 vite ndaj lirise se fjales dhe mediave, Gellci i Zi i RTSH gjobiti me gjysmen e pageses mujore gazetaren guximtare te RTS, e cila iu tha te verteten shqiptareve se Olsi Rama eshte anetar kryesor i bandes qe ngriti ne Xibrake fabriken me te madhe ne Ballkan te perpunimit te kokaines!
Ky akt i pashembullt ne historine 27 vjeçare te pluralizmit shqiptar tregon ftyren e vertet, armiqesine e eger te llum-kazanit Edvin Kristaq Rama. Por ky akt gjithashtu eshte nje ftese per ndergjegjen njerezore dhe profesionale te çdo gazetari dhe gazetareje, analisti dhe analisteje te vertete, qe te reagojne me te gjitha mjetet demokratike ndaj dhunes dhe terrorit te njeriut qe perdor ndaj tyre me urrejtjen e papermbajtur te nje te semuri psiqik, fjalet me fyese dhe poshteruese si askush tjeter ne bote duke i quajtur kazan! sb

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381