Një drejtor shkolle në Pavia në Institutin Anna Botto Di Vivegano, pasi ka dëgjuar për një kohë të gjatë ankesat e mamave të fëmijëve, ka vendosur të qëndrojë te dera e shkollës dhe t'ua peshojë çantat nxënësve. Çanta më e lehtë e një nxënësi në klasën e gjashtë peshonte 8.4 kg dhe më e rënda 10 kg ndaj kur ka zbuluar këtë është shokuar. Problemi qëndron në mungesën e dollapeve ndaj fëmijët janë të detyruar të marrin të gjitha librat me vete. Zgjidhja do te ishte vendosja e dollapeve të vegjël nëpër klasa, por kjo kushton mijëra euro për klasë ndërkohë që fondet për mobilje mungojnë. Edhe pse kjo ka ndodhur në Pavia, problemi është gjerësisht i diskutueshëm.