INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoria Arsimore e Shkodrës transferohet në Lezhë! Voltana Ademi, kjo është çmenduri

Drejtoria Arsimore e Shkodrës transferohet në Lezhë! Voltana Ademi, kjo është çmenduri

Publikuar më: 10:09 19-04-2019

Shkodra nuk do të ketë më drejtori arsimore. Ajo është transferuar në Lezhë. Për këtë çështje Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër prefektit Valdrin Pjetri për transferimin e Drejtorisë Arsimore nga Shkodra në Lezhë.
Këshilltarët e Shkodrës e Bashkisë e quajnë çmenduri që të kalojë DAR në Lezhë, kur Shkodra ka një histori qindra vjeçare për arsimin dhe nuk mund të zhvendoset në një qytet si Lezha.
Për zhvendosjen nuk ka dakortësi as nga këshilltarët e Partisë Socialiste.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ademi, ku është shprehur: "Çmenduri e radhës, diskriminuese dhe e papranueshme për Shkodrën. Do të bëjmë çdo gjë ta ndalojmë".

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385