22 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia Italiane. Nga të dhënat paraprake, mësohet se operacioni i zhvilluar nga policia italiane në orët e para të mëngjesit të ditës së premtes ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande kriminale.
Në mediat italiane raportohet se grupi i shqiptarëve ishin pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitje të lëndëve narkotike, grabitje të pasurive dhe vjedhje me armë.
Mësohet se të paktën 100 punonjës policie janë angazhuar në operacion. Baza logjistike e bandës ishte në Torvaianica, Pomezia dhe Ardea si dhe në rrethinat.
Ata vepronin kryesisht në zonat me dendësi të lartë të shtetasve të huaj që jetonin në Itali. Ndërkohë gjatë hetimeve janë sekuestruar 350 kg drogë e llojit marijuanë, 500 gramë kokainë, dy armë.