INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë, armë e gjoba. Policia shkatërron bandën italo-shqiptare, 13 të arrestuar

Drogë, armë e gjoba. Policia shkatërron bandën italo-shqiptare, 13 të arrestuar

Publikuar më: 14:48 11-09-2018

Policia italiane ka shkatërruar sot një grup të rrezikshëm kriminal italo-shqiptar që merreshin me trafik droge, kërcënime dhe zhvatje me dhunë. Në pranga kanë rënë 13 persona që kërcënonin dhe zhvatnin kryesisht sipërmarrës në provincën e Bergamos. Banda e përbërë nga shqiptarë dhe italianë ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të zonës. Anëtarët e grupit dhunonin e kërcënonin tregtarët në rastet kur nuk pranonin të paguanin gjobat e vendosua. Guardia Di Finanza e Bergamas,zhvilloi operacionin mëngjesin e të martës duke vënën pranga 7 anëtarë të këtij grupi të rrezikshëm, shqiptarë dhe italianë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. 6 anëtarë të tjerë të grupit, siç bëjnë me dije mediet italiane, janë arrestuar më herët. Të 13 anëtarët e grupit të shkatërruar vepronin në koordinim me njëri-tjetrin. Gjatë hetimeve një prej oficerëve të policisë ka rrezikuar të vritet nga anëtarët e bandës ndërsa u arritën të dokumentohen me filmime rastet e shumta të kërcënimeve dhe dhunës mbi pronarët e bizneseve në provincën e Bergamos. Në një rast madje pronari i një lokali në komunën Colognola ishte detyruar të paguante 5 mijë euro gjobë që të siguronte ruajtjen e biznesit të tij. Policia thotë se ka sekuestruar 4 armë zjarri, mes tyre edhe silenciator me numër serie të fshirë, municione, fishekë dhe para cash.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939