Një sasi droge me vlerë shumë të lartë monetare rreth 300 mijë euro është kapur në Rimini të Italisë. Policia ka arrestuar dhe tre persona mes tyre e dy të rinj shqiptarë, D. Hisa dhe E. Disha, ndërsa i treti është një biznesmen Italian, David Roberto 41 vjeç.
Policia kapi shqiptarët në flagrancë teksa do i dorëzonin drogën biznesmenit dhe po merrnin paratë.
Ata shkëmbyen 30 kilogramë kanabis sativa, me 300 mijë euro dhe gjatë kontrollit trupor, shqiptarëve iu gjetën edhe 50 gram kokainë.