INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dronët që “shpëtojnë jetë”

Publikuar më: 10:35 28-03-2016

Ky minihelikopter që telekomandohet nuk është një lodër për fëmijë, por një dron që mund të shpëtojë jetë njerëzish. Aktualisht ai po testohet në plazhet e Australisë dhe me shumë mundësi në të ardhmen do të jetë shoku më i mirë i rojave bregdetare. I pajisur me një kamera mjaft të pastër, ai do të mbikqyrë nga ajri vijat bregdetare, për të lajmëruar në rast rreziku. Kjo teknologji është përgjigjia më e fundit e autoriteteteve australiane ndaj sulmeve të peshkaqeneve, pasi numri i tyre ka ardhur gjithnjë e në rritje.

“Nëse kjo pajisje do të provojë se është e aftë që të na ndihmojë për të dalluar peshkaqenet ne do t’i pajisim rojat tona bregdetare me më shumë dronë të tillë. Gjithashtu një teknologji e tillë mund të jetë mjaft e vlefshme edhe për barkat e mbytura ose për emergjenca të tjera.

Një pilot dhe një kamera është gjithcka që duhet për të kontrolluar këtë pajisje 16-kilogramëshe ushtarake. Ajo është e aftë që të dallojë më qartësisht se syri i njëeriut dhe mund të mbulojë distanca të gjata brenda një kohe më të shkurtër. Një gjë e tillë mund të sjellë lehtësi për rojat bregdetare.

“Në raste emergjente droni mund të hedhë nga ajri edhe jelekë shpëtimi në mënyrë që personat që ndodhen në rrezik të kenë mundësi të presin ndihmën e rojave bregdetare. Në të mund të qëndrojnë pa problem tre veta. Ajo ka gjithashtu një teknologji që mund të tremë peshkaqenet përmes valëve elektromagnetike. Sigurisht që kjo është një tjetër anë pozitive. Jam optimist se ky dron mund të jetë shpëtimtari i shumë jetëve. Skuadra është në rrugën e duhur pasi për këtë novacion kemi marrë edhe mbështetje.”

Modeli i parë i këtij droni po testohet aktualisht në plazhet e Australisë, megjithatë, e ardhmja e këtij projekti do të varet nga testimet që do të bëhen. Në rast se rezultatet do të jenë pozitive, atëherë shumë shpejt, qeverai do të miratojë vendosjen e më shumë dronëve nëpër zonat më problematike bregdetare, të cilat janë karakterizuar nga sulmet e shpeshta të peshkaqeneve.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713