Një sasi rekord lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.
Bëhet fjalë për 613 kg kokainë e cila ishte fshehur në një kamion.
Mësohet se lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që iu bë kamionit i cili vinte nga porti i Barit.
Autoritetet kanë arrestuar drejtuesin e kamionit dhe ka nisur puna ne bashkëpunim me autoritetet italiane për të zbardhur më tej ngjarjen.
Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Kolumbia dhe do ta kalonte nga Shqipëria në drejtim të shteteve perëndimore.
Kamioni ishte i ngarkuar me banane por droga nuk ishte fshehur mes bananave por në një ngarkesë të ndare në kontenier.
Sinjalizimi për kokainën mësohet se ka ardhur nga agjencitë e huaja partnere Gjermane dhe Spanjolle.