Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 43 vjeçareje, pasi kjo e fundit ka tentuar të fusë drogë në ambientet e burgut. Albana Caraj ka shkuar për të takuar një të afërm të saj, dhe pas kontrollit, i është gjetur një sasi Cannabis Sativa.
“Më datë 16.09.2016 shtetësia e mësipërme kishte shkuar në I.E.V.P. Durrës për të takuar një të afërmin e saj dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa”- njofton policia.
Sipas saj, Caraj do të gjykohet për dy akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe” Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.