INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DW analizë mbi arsyet pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

DW analizë mbi arsyet pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar më: 15:23 09-05-2016

Ekspertët kanë kryer një analizë të plotë në lidhje me arsyet se përse ikin të rinjtë nga Shqipëria, ku papunësia është një prej shkaqeve kryesore. Shkrimi i  Deutsche Welle-n gjermane, thekson se për një kohë të gjatë rinisë më shumë i janë dhënë oferta universitare, që vetëm e ka maskuar papunësinë ndër vite. E formatet e formimit të tyre kanë qenë të vjetëruara dhe të pakërkuara nga tregu.
Shkrimi nisën me një histori. Elona, është një 24 vjeçare që jeton prej 5 viteve bashkë me famijen e saj në Tiranë. Ka mbaruar shkollën e lartë për gjuhën angleze dhe ende nuk ka nisur një punë stabël. Ka punuar për tre muaj në një call-center, është angazhuar më herët me kohë të pjesshme me përkthime në një projekt të huaj mbi kreditimin e bujqësisë, ndërkohë që prej rreth 6 muajsh është në kërkim të një vendi pune. 24 vjeçarja Elona tregon për Deutsche Welle-n se bashkë me të dashurin e saj, edhe ai pa një punë të rregullt, po planifikojnë të ikin jashtë vendit, në një vendet e BE-së.
“Duhet të kishim ikur më parë, por i dashuri im ka njërin prej prindërve shumë të sëmurë dhe kjo na ka frenuar. Ndryshe këtu në Shqipëri nuk kemi shpresë se mund të punojmë dhe të jetojmë normalisht. Kështu do të mund të ndihmoj dhe familjen time me 6 vetë, që jeton me shumë vështirësi këtu në Tiranë në një banesë të vogël me qira.” – ka mbyllur intervistën Elona.
Elona nuk është e vetme me problemet e saj të punësimit. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo zonë të vendit papunësia në rradhët e të rinjve mbetet ende shqetësuese. Kjo bie dhe më shumë në sy dhe jep një impakt shumë negativ në një vend si Shqipëria me një moshë të re mesatare, krahasuar me shumicën e shteteve të tjera të kontinentit. Këtë e ka konstatuar dhe një studim i publikuar këto ditë nga Komisioni Europian, ku evidentohet se niveli i papunësisë në grupmoshën 15-29 vjeç është 32.2%. Kuptohet që sa më shumë të lëvizësh nga zonat urbane në ato rurale të Shqipërisë kjo kuotë është edhe më e madhe.
Në analizë citohet dhe kryeministrit Edi Rama, i cili foli në Panairin e Punës dhe tha se në rreth tre vite të qeverisjes së të majtëve janë shumëfishuar fondet për nxitjen e punësimit, duke pasur si ambicje për vitin 2016 shtatëfishimin e numrit të të punësuarve duke e çuar numrin në 6500 vetëm nga aplikimi i programeve të nxitjes së punësimit
Ndërsa Prof. Kosta Barjaba, autor i dy botimeve studimore “Kurthet e papunësisë” dhe “Migrimi i varfërisë”, mendon se në Shqipëri hendeku midis papunësisë së popullsisë së rritur dhe papunësisë rinore është i thellë për shkak të disa rrethanave. Ai pëmend faktin se hapja e vendeve të punës gjatë 25 viteve të fundit ka qenë minimale. Kjo rrethanë ka prodhuar papunësinë ciklike, thotë për Deutsche Welle-n  prof. Kosta Barjaba.
Edhe Vladimir Thano, përfaqësues i organizatës “PRO~YOUTH” përmend si një nga problemet më të dukshme orientimin e të rinjve më shumë për punësim në sektorin publik, duke e konsideruar punën në administratë si koncept i sigurisë maksimale. Kjo sipas tij, i ka orientuar ata të aftësohen më shumë në fushën e shkencave shoqërore apo ekonomiko-juridike e me këtë mendësi janë dhe familjet e tyre. Për Vladimir Thanon, lidhja biznes-shkollë- universitet është një partneritet ende i dobët dhe nuk ka programe në nivel kombëtar se si mund të sinkronohen dhe integrohen me njëri tjeterin.
DW e mbyll shkrimin me këtë konkluzion, derisa problemet në tregun e punës në Shqipëri të mund të kapërcehen dhe konceptet e parashtruara në teori të bëhen realitte, kjo është shumë vonë për rininë e sotme, që kërkon zgjidhjen me largimin nga vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436