INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dy femra militante bombarduan stacionin e policisë në Turqi

Publikuar më: 11:26 03-03-2016

Sulm me granata e armë në nje stacion policie në një periferi të Stambollit, per fat pa viktima. Sipas mediave turke njoftojnë se janë bllokuar dy femra që kanë marrë pjesë në sulmin në rrethinën e Bayrampasa, ato janë bllokuar në një ndërtesë aty pranë pas përpjekjes së arratisjes.

Ato më herët hodhën granata dore tek porta e stacionit policor, dhe pastaj hapën zjarr me armë. Pasi forcat e sigurisë janë përgjigjur me zjarr, të dy sulmueset janë plagosur.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kohët e fundit në Stamboll ndodhin sulme, përgjegjësia e të cilave është marrë kryesishtë nga kryengritësit kurd ose anëtarët e grupit të armatosur të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439