INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy rajonet e Italisë ndjekin shembullin e Katalonjës, kërkojnë autonomi

Dy rajonet e Italisë ndjekin shembullin e Katalonjës, kërkojnë autonomi

Publikuar më: 14:45 22-10-2017

Dy prej rajoneve më të pasura të Italisë së veriut votojnë për me shumë autonomi. Banorët në rajonet veriore italiane të Lombardisë dhe Venetos kanë votuar të dielën referendumet mbi autonominë, përkundër sfondit të shtytjes së Katalonjës për pavarësi nga Spanja. Votimet konsultative janë vetëm si fillimi i një procesi që me kalimin e kohës do të çonte ndarjen e pushtet, duke e transferuar atë nga Roma direkt te rejonet. Lombardia, që ka edhe kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon, si dhe rajoni i Venetos, përreth Venecias përbejnë së bashku 30 për qind të pasurisë së vendit. Guvernatorët në të dyja këto rajone i përkasin Ligës së Veriut, që thonë se po paguajnë për Jugun e varfër të vendit. Një votë pro pritet në të dyja proceset, por rezultatet nuk janë të detyrueshme. Qeveria ne Rome ka beret e qarte se votimi është i panevojshëm, edhe pse kushtetuta italiane e lejon atë. Referendumet, sidoqoftë, janë në kontrast të dukshëm me krizën në Spanjë, ku një nga rajonet më të pasura, Katalonja votoi ne një tetor për pavarësinë, edhe pse gjykata Kushtetuese e vendit e konsideroi të paligjshëm. Roberto Maroni, guvernator i Lombardisë qartëson se një nga ankesat kryesore të rajonit është se ai i jep shumë më tepër taksa Romës, nga sa marrin mbrapsht në investime publike.

Article Logic
Execution time: 0.0026979446411133