INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shpërthime me bombë trondisin kryeqytetin. Mbi 20 të vdekur, midis tyre edhe 6 gazetarë

Dy shpërthime me bombë trondisin kryeqytetin. Mbi 20 të vdekur, midis tyre edhe 6 gazetarë

Publikuar më: 08:21 30-04-2018

Të paktën 21 persona kanë vdekur, midis tyre edhe 6 gazetarë gjatë dy shpërthimeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin afgan Kabul. Zyrtarët e qeverisë raportuan se shpërthimet u regjistruan në mëngjesin e së hënës. CNN shkruan se “shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 08:00, në orën lokale në zonën Shashdarak të qytetit, ku ndodhen ambasada e SHBA dhe ndërtesat e qeverisë afgane, duke bërë që gazetarët të vraponin drejt vendit të ngjarjes. Kjo situatë u shfrytëzua nga terroristët për të realizuar shpëthimin e dytë.

gazetari.jpg

Një sulmues i maskuar si kameraman, shpërtheu ekplozivë në vendin ku ndodhi shpërthimi i parë, tha zëdhënësi i Policisë së Kabulit Hashmat Stanikzai për CNN. “ Pesë gazetarë nga media të ndryshme vdiqën në sulmi” deklaroi Najib Sharifi, drejtor i Komitetit të Sigurisë Gazetarëve të Afganistanit. Agjencia franceze e lajmeve Agence France Presse konfirmoi se fotografja e saj Shah Marai ishte midis të vdekurve. Një fotograf i Reuters u plagos nga shpërthimi.

shperthimi.jpg

Reth 45 persona kanë mbetuer të plagosur në dy incidentet dhe janë dërguar në spitalin e qytetit. Vendi i shpërthimit ishte afër selisë afgane të NATO-s, ambasadës amerikane dhe ndërtesave të qeverisë afgane, duke përfshirë pallatin presidencial, Ministrinë e Mbrojtjes dhe selinë e shërbimeve të inteligjencës në Afganistan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0014691352844238