INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shpërthime me eksploziv në një kishë, 27 të vdekur dhjetra të plagosur

Dy shpërthime me eksploziv në një kishë, 27 të vdekur dhjetra të plagosur

Publikuar më: 12:06 27-01-2019

Dy bomba kanë shpërthyer në një kishë katolike në një prej ishujve jugorë të Filipineve, duke u marrë jetën mbi 20 personave. Ngjarja ka ndodhur në një rajon me shumicë myslimane, që kishte organizuar një referendum për autonomi më të gjerë.

Dy bomba shpërthyen të dielën në katedralen katolike romake në jug të ishujve Filipine, duke vrarë 27 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi i parë ndodhi teksa celebrohej mesha e së dielës në kishën e ishullit Jolo, ku militantët islamikë janë shumë aktivë. Në momentin kur trupat ushtarake reaguan, një tjetër bombë e vendosur në një parking pranë objektit të kultit shpërtheu.

Sulmi vjen një ditë pasi një zonë me shumicë myslimane në rajon votoi në një referendum për më shumë autonomi. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë, por ishulli Jolo prej kohësh shërben si bazë për militantët e grupit Abu Sajaf.

Autoritetet lokale deklaruan se shpërthimi i parë ndodhi brenda katedrales Zonja e Malit Karmel, që në të kaluarën ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh; ndërsa i dyti fare pak më pas në hyrje të kishës. Shumica e viktimave janë civilë. Ndërkohë, disa nga të plagosurit janë evakuuar në rrugë ajore në një qytet tjetër.

Duke e cilësuar atentatin një akt burracak, autoritetet lokale i bënë thirrje popullsisë që të bashkëpunojnë për t’i mohuar fitoren terrorizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0043540000915527