INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshime?! Krimet e rënda duan një ekspertizë më të detajuar për vdekjen e grabitësit Admir Murataj

Dyshime?! Krimet e rënda duan një ekspertizë më të detajuar për vdekjen e grabitësit Admir Murataj

Publikuar më: 10:29 16-04-2019


Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”. Një prej të akuzuarve për grabitjen e parave është Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur nga përplasja me policinë.

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, i dyshuar si organizatori i grabitjes në Rinas.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së qindra miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877