Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kombinat, ku një pjesë e banorëve të kësaj zone kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë një automjet i shërbimit funeral i cili ka goditur kabinën e OSHEE.
Vetë OSHEE bën të ditur se 250 abonentë në këtë zonë kanë mbetur pa energji elektrike pasi është dëmtuar rëndë transformatori që furnizon me energji pjesën qendrore të Kombinatit dhe rrethinat e tij.
Aktualisht grupet e OSHEE janë në terren dhe po merren me riparimin e defektit.