INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme. Vdes në urgjencën e QSUT-së, foshnja 4 muajshe. Policia padit babin e fëmijës

E dhimbshme. Vdes në urgjencën e QSUT-së, foshnja 4 muajshe. Policia padit babin e fëmijës

Publikuar më: 17:25 26-09-2017

Një foshnjë 4-muajshe ka humbur jetën në urgjencën e pediatrisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në QSUT, ku fëmija i sjell nga familjarët në urgjencë, nuk ka mundur të mbijetojë. Por pavarësisht tragjedisë më të cilën janë përballur familjarët e foshnjës, ndaj babit të saj ka nisur një procedim penal. 36-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike, është rrëzuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reanimacionit. Ka qenë policia ajo që ka bërë të ditur ngjarjen ndërsa deklaron se ndaj shtetasit V.Z 36 banues në Tiranë, ka nisur procedimi e se materialet i janë referuar Prokurorisë.

Article Logic
Execution time: 0.0018470287322998