Kreu i NASA-s ka vënë alarmin mbi rrezikun nga një asteroidi që mund të shkatërrojë Tokën. Sipas Sky.news, Jim Bridenstine foli pasi agjensia hapësinore filloi ushtrimet e mbrojtjes planetare, bazuar në skenarin hipotetik të pasojave që do të kishte një asteroid.
Ai shprehu shqetësimin se paralajmërime të ngjashme shihen si zbavitje nga njerëzit, por goditjet e asteroidëve nuk janë aq të zakonshme sa njerëzit besojnë.
Nasa do nisë disa testime, hapi i parë do të jetë matja preçize e shpejtësisë dhe e trajektores së këtij objekti.
Pas kësaj duhet marrë vendimi për ta parandaluar përplasjen duke e shkatërruar asteroidin, apo të evakuojnë zonën ku do të ndodhë përplasja. Ekspertët e astronomisë kanë qënë kundër shkatërrimit të asteroidëve të mëdhenj me armë bërthamore nga njerëzimi, pasi ata thjesht do të ndaheshin në copëza më të vogla të rrezikshme.
Hedhja në erë e asteroidit që i afrohet Tokës nuk është aq e lehtë sa Armagedoni, thanë shkencëtarët, duke iu referuar filmit të famshëm të Bruce Willis.