INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme, rriten me 12.6 numri i aksidenteve në 2018 [FOTO]

E frikshme, rriten me 12.6 numri i aksidenteve në 2018 [FOTO]

Publikuar më: 12:17 21-02-2018

Rritet me 12.6% numri i aksidenteve në Shqipëri në muajin e parë të 2018. Nga të dhënat e publikuar nga INSTAT, aksidentet rrugore vijojnë të jenë një shkak madhor për humbjen e jetës dhe plagosjeve në vendin tonë. Vetëm në janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente që ishin të të njëjtin muaj me një vit më parë. Edhe numri i të lënduarve gjatë aksidenteve është rritur me rreth 11%, por fatmirësisht numri i viktimave është më i vogël.
INSTAT:
“Në muajin Janar 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 40,9 %. Në Janar 2018, aksidentet rrugore, në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve rrugore, duke u rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

aksidentet.png


Por gjatë analizës së tabelave të publikuar nga INSTAT vërehet se numrin më të madh të aksidenteve është regjistruar në qarkun e Tiranës me 61 aksidente, i ndjekur nga Durrësi dhe Lezha. Ndërsa numrin më të ulët të aksidenteve e kanë qarku i Shkodrës dhe Kukësit me vetëm 2 aksidente.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926