Ndoshta duket e çuditshme po është e vërtetë. Në Kaliforni pritet të votohet ligji i shndërron ditën e hënë një ditë tërësisht vegjeteriane, gjatë së cilës do të jetë e ndaluar të konsumohet mish.
Sipas ligjit banorët e zonës Berkely gjatë të hënës do të duhet të hanë vetëm ushqime jeshile dhe të eleminojnë mishin.
Një nismë e tillë synon të reduktojë konsumimin e mishit dhe efektet negative që ka në mjedis.
”Nuk kërkojmë të heqim dorë nga mishi, thjesht po gjejmë mënyrën sesi të reduktojmë konsumin” u shpreh një nga iniciatoret e rezolutës.
Tashmë do të shohim nëse ky ligj do të kalojë në fund të këtij viti.