INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme! Lotaria Kombëtare shitet sa një sanduiç

E jashtëzakonshme! Lotaria Kombëtare shitet sa një sanduiç

Publikuar më: 15:28 27-07-2016

Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është shitur për 1 euro, por çmimi mund të shkojë edhe negativ, nëse përfshihen dhe detyrimet që ka shoqëria, çka nënkupton që biznesi po shitet me humbje.
Sipas Monitor marrëveshjes së shitblerjes mes blerësit ‘Novamatic Gaming Industries GmbH’ dhe shitësit pronar të Lotarisë, Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H’: “Vlera e transaksionit llogaritet bazuar në një çmim bazë të blerjes prej 1 euro i reduktuar me një vlerë të mundshmë rregulluese, ku pragu i rregullimit është minus 6.5 milionë euro. Kjo shumë 6.5 mln euro përbën të gjitha detyrimet që shoqëria që po shitet ka kundrejt të tjerëve”.
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi një ditë më parë se 100% e kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H (Lotarisë Kombëtare), që ishte në pronësi të Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H ka kaluar tek shoqëria Novamatic Gaming Industries GmbH.
Blerësi Novamatic Gaming Industries GmbH (“NGI”) është një shoqëri e austriake, që është prezente në Shqipëri me anë të filialit të saj Eagle Investment SH.A.  Kjo e fundit ka në pronësi tre kompani të lojërave të fatit: Astra Albania SH.A;  Adriatik Game SH.A;  Albaten Sh.p.k
Lotaria kombëtare, një biznes me humbje, shumë detyrime e kredi
Lotaria Kombëtare është e pajisur me licencën ekskluzive të Lotarisë Kombëtare për 10 vjet nga Ministria e Financave në bazë të Marrëveshjes së Licencës të ratifikuar me Ligj nr. 95/2013.
Në tre vjet të aktivitetit të saj në Shqipëri, Lotaria Kombëtare vijon të ketë humbje të mëdha, që deri në fund të 2014-s kishin arritur në 8 milionë euro (humbjet e akumuluara).
Si rrjedhojë e humbjeve të mbartura, kapitali i saj është zvogëluar në vetëm 49 milionë lekë, nga 1.2 miliardë lekë që ishte në fillim të aktivitetit, ndërsa detyrimet janë rritur ndjeshëm.
Lotaria Kombëtare, në fund të vitit 2014 rezultonte me një hua totale ndaj bankave prej 660 milionë lekësh (4.7 milionë euro) dhe detyrime ndaj të tretëve (furnitorë detyrime ndaj shtetit etj)rreth 1.2 milionë euro, në total gati 6 milionë euro.
Të ardhurat në vitin 2014 ishin 586 milionë lekë (4.2 milionë euro), ndërsa humbjet ishin 496 milionë lekë (3.5 milionë euro).

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947