Një ngjarje e rëndë është parandaluar fatmirësisht në Shkodër. Një 18 vjeçare me iniciale Sh.R, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, si pasojë e gjendjes së renduar psikologjik. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak se ish i dashuri i saj, i identifikuar me inicialet A.D 20 vjec, e ka kanosur në rrjetet sociale.
Mësohet se dy të rinjtë kanë komunikuar vazhdimisht në Facebook dhe dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të 18-vjeçares, nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Ndërkohë ndaj 20-vjeçarit nisi procedimi penal dhe ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme.