INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni menduar ndonjëherë se sa e ndotim vendin?! OKB publikon shifrat: Ja sa ndot një shqiptar

E keni menduar ndonjëherë se sa e ndotim vendin?! OKB publikon shifrat: Ja sa ndot një shqiptar

Publikuar më: 09:19 26-04-2019

Sipas të dhënave zyrtare të OKB-së një shqiptar mesatar e ndot vendin me rreth 2 ton dioksid karboni.

Pavarësisht se në dukje kjo shifër është mjaft e lartë, në të vërtetë nuk është e tillë, po ta krahasojmë me mesataren globale apo edhe me vitet e kaluara.

Mesatarja globale është 5 ton për frymë.

Surprizues është fakti se, ndotja për frymë sot është thuajse e njëjtë me vitin 1975, kur ishte në 1.9 ton për frymë, si dhe bindshëm poshtë nivelit të vitit 1985.

Më shumë se tre dekada më parë, një shqiptar mesatar vlerësohet se “prodhonte” 2.7 ton dioksid karboni.

Pra, ndotja që vjen nga makinat, duket se është balancuar me zhvillimet e teknologjisë, sidomos në industri. Ndër të tjera, niveli mjaft i ulët i dioksidit të karbonit lidhet ngushtë edhe me mungesën e një industrie të zhvilluar në vend.

Krahasuar me rajonin rezulton se, Shqipëria është vendi me emetimin më të vogël të dioksidit të karbonit për frymë.

Në Bosnje Hercegovinë fiksohet në 5.8 ton për frymë, në Mal të Zi 3.5 ton për frymë, Maqedoninë e Veriut 3.6 ton për frymë dhe në Serbi 4.3 ton për frymë.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167