INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mitura tenton t’i japë fund jetës së saj! Shaku do t’i bëj prindërit të pendohen

E mitura tenton t’i japë fund jetës së saj! Shaku do t’i bëj prindërit të pendohen

Publikuar më: 17:50 20-11-2017

Një vajzë 13-vjeçare ka tentuar të vetëvritet mbrëmjen e së shtunës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë divorci i prindërve të saj.

Duke mos e përballuar dot ndarjen e babait me nënën, vajza e mitur është ndierë keq dhe ka pirë një sasi medikamentesh “Paracetamol”. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 2 pako, pra 20 kokrra “Paracetamol”.

Vajza me inicialet E.H. ka qëndruar e ulur për disa minuta te shkallët e pallatit ku banon. Më pas, duke qëndruar aty, ajo ka nxjerrë nga xhepi një brisk që mbante me vete dhe ka prerë parakrahun e majtë duke humbur gjak.

Por fatmirësisht, brenda pak sekondash, një banor i pallatit ka kaluar rastësisht dhe e ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë duke lajmëruar fillimisht familjarët e saj, shkruan “Panorama”. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, ku po mbahet në observim dhe duket se gjendja e saj është më e stabilizuar.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje prindërit e vajzës. Ata kanë konfirmuar se janë në proces divorci dhe vajza herë pas here u është lutur që të mos ndaheshin. Sipas burimeve, nisur nga deklarimet e tyre, ky dyshohet të ketë qenë shkaku i tentativës së vetëvrasjes së vajzës 13-vjeçare.

“Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim”, tha dje Policia.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766