Ditën e sotme gazetarja dhe shkrimtarja e njohur e Korçës, Irena Vreto, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen disavjeçare. Disa vite më parë, Irena Vreto ka denoncuar publikisht Klinikën Private, e cila i dha kurë të gabuar për sëmundjen që ajo kishte. Union i Gazetarëve, më herët ka drejtuar një kërkesë tek kryeministri për mjekim më të specializuar, kërkesë që nuk u mor parasysh.
Lajmi është dhënë nga kolegia e saj Albana Çakshiri, e cila shkruan se sëmundja e rëndë për 4 vite të gjata triumfoi me gjithë luftën e Irenës. Në një postim në rrjetet sociale, Çakshiri njofton se ceremonia mortore do të mbahet nesër, ora 11.00 tek Kisha e Shën Sotirit (tek Parku "Rinia", Tiranë).
Cakshiri shkruan në një status në Facebook:
Te nderuar miq dhe dashamires,
Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj. Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira.
Irena qofsh e parajses!
Ceremonia mortore neser ora 11.00 tek Kisha e Shen Sotirit(tek Parku "Rinia".
Le ta percjellim se bashku Irenen tone!