INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme: Kim Jong-Un urdhëron, në vend të Krishtit, adhuroni gjyshen time

E pabesueshme: Kim Jong-Un urdhëron, në vend të Krishtit, adhuroni gjyshen time

Publikuar më: 11:37 28-12-2016

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka vendosur të ndalojë festimin e Krishtlindjeve për popullin e tij. “New York Post” shkruan se Kim Jong-un ka urdhëruar koreano-veriorët që në vend të Jezu Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong Suk, e cila ka lindur në prag të Krishtlindjeve në vitin 1919. Ajo ishte gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, dhe nëna e ish-udhëheqësit Kim Jong Il-it, ndërsa vdiq në rrethana misterioze në vitin 1949. Shumë njerëz e quajnë “Nëna e shenjtë e Revolucionit” dhe kryejnë homazhe pranë varrit të saj. Diktatori është aq i fiksuar për të ndalur festimin e Krishtlindjeve sa ndalon qytetarët të vendosin edhe Pemën e Krishtlindjeve.

Historia nisi në vitin 2014-të kur mori vesh se Koreja e Jugut planifikonte të ngrinte një pemë të madhe Krishtlindjesh përgjatë kufirit, çka nuk e bëri kurrë, pasi Kim Jong Un kërcënoi se do të niste luftën me ta. Përkundër kësaj, pemët e Krishtlindjeve mund t’i gjesh në dyqanet apo restorantet luksoze të Phenianit, por të zhveshura nga zbukurimet me simbole fetare. Pheniani, njihet si qyteti me më shumë të krishterë në Korenë e Veriut, por gjithçka ndryshoi në fillim të viteve ’50, kur autoritetet ndaluan fenë e krishterë në vend. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, rreth 70,000 të krishterë besohet të jenë burgosur në kampe përqendrimi vetëm për shkak të besimit të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0019211769104004