INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E padëgjuar. Policia jemi me pushime nuk përgjojmë grupet kriminale

E padëgjuar. Policia jemi me pushime nuk përgjojmë grupet kriminale

Publikuar më: 08:20 26-09-2017

Fillim shtatori ka shënuar dhe aksionet më të bujshme të policisë së shtetit ndaj grupeve kriminale, ku në objekt janë sekuestrimi i pasurive të grupeve apo individëve kriminal. Megjithë jehonën e suksesit në media është publikuar një skandal i uniformave blu të Elbasanit. Kjo e fundit ka kryer dhe aksionin më të diskutuar për mediat për shkak të përplasjes me një grup kriminal.
Sipas një dokumenti të bërë publik në media uniformat blu të qytetit të Elbasanit kanë refuzuar të përgjojnë një grup kriminal të Elbasanit, të dyshuar nga prokuroria për një tentativë vrasje me armë luftarake. Por refuzimi është justifikuar me një pretendim që më e pakta mund të quhet qesharak. Policia në përgjigjen e saj thotë se nuk mund të kryej këtë përgjim, me argumentin se policët ishin me leje.
Por ne media është raportuar se njëri nga personat që është kërkuar të hetohet ka lidhje politike, duke ngritur dyshime se refuzimi i policisë mund të ketë dhe prapaskena politike pasi një nga tre personat që duhej të përgjoheshin është Sokol Astrit Sanxhaktari, 31 vjeç, dhëndri i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.
Sipas dokumentave të cilat i ka siguruar nga mediat, me datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Policisë së Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit, Kelmend Ymer Xhaferrit dhe Enea Njazi Bekteshit.

Ndërkohë organi i akuzës ka kërkuar që përgjimet duhet të bëheshin ‘’nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit’’.
Por përgjigjja e policisë së Elbasanit ka vonuar rreth dy javë. Në dokument thuhet se vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë, Policia përgjigjet se ‘’nga ana e sektorit të Forcës së Posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486