INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pranon kryeministri francez: Të tjera sulme terroriste na presin

E pranon kryeministri francez: Të tjera sulme terroriste na presin

Publikuar më: 09:13 16-06-2016

"E kam të vështirë që ta them këtë, por Franca do të sulmohet sërish dhe shumë njerëz të pafajshëm do të humbasin jetën”.

Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit francez Manuel Vallas, i cili theksoi se sulmet terroriste janë një dukuri e pashmangshme.

"Shumë njerëz të pafajshëm do të humbasin jetën e tyre. Është e vështirë për mua të them   diçka të tillë dhe i kuptoj plotësisht personat që më akuzojnë se po përhap më shumë ankth në shoqërinë franceze, por fatkeqësisht ky është një realitet i hidhur. Është një shqetësim i madh për kohën në të cilën jetojmë. Ne po përballemi me qindra persona të cilët janë radikalizuar”, tha ai.

Deklarata e Valls vjen vetëm një ditë pasi një person i identifikuar si Larossi Aballa vrau një oficer policie dhe gruan e tij.

Mësohet se rreth 15 akte terroriste janë parandaluar nga shërbimet inteligjente franceze në 3 vitet e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665