INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse djali i tij Shkëlzeni është peshku i madh që përmendi Donald Lu, Sali Berisha përgjigjet kështu

E pyesin nëse djali i tij Shkëlzeni është peshku i madh që përmendi Donald Lu, Sali Berisha përgjigjet kështu

Publikuar më: 21:45 26-01-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pas thirrjes së djalit të tij Shkëlzen nga Prokuroria për çështjen e CEZ. I ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar thirrjen e djalit të tij Shkëlzen nga Prokuroria për çështjen e CEZ.

Ai tha se ndjehet shumë mirë që është thirrur sepse betejat politike nuk e intimidojnë.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë, beteja politike nuk më intimidon kurrë. Kjo është e mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit. Më vjen mirë që ai të zhvillojë një betejë. Ai do matet me narko shtetin.”-tha Berisha.

Gazetari Çani e pyeti nëse Shkëlzeni është peshku i madh që ka thënë Lu, pasi ai është thirrur në prokurori dhe Berisha përgjigjet kështu:

Kur Donald Lu-ja tha që do kapen peshqit e mëdhenj, a mos e ka pa pasur për Shkëlzenin?

“Shkëlzeni në jetën e tij nuk ka shkelur asnjë ligj. Nuk ka asnjë shans që të jetë Shkëlzeni peshk i madh dhe nuk ka pse të arretohet.”

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779