INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për goditjen me çizme të Kryemadhit ndaj Ramës, Meta e jep përgjigjen me anë të horoskopit [FOTO]

E pyesin për goditjen me çizme të Kryemadhit ndaj Ramës, Meta e jep përgjigjen me anë të horoskopit [FOTO]

Publikuar më: 23:11 08-03-2018

I ftuar në “Real Story”, Presidenti Ilir Meta u pyet nga Sokol Balla sa i përket kritikave të tij si president ndaj çizmes së kryetares së LSI-së në Kuvend, u shpreh se është “efekti dash” dhe kanë karakter shpërthyes. Balla i kujtoi Presidentit se ishte vetë ai që në 2008-tën u hodh në tavolinën e kryetares së Kuvendit, ndërsa veprimin e Kryemadhit e gjykoi.

“Unë dhe Monika jemi të dy me shenjën dash dhe secili ka kokën e vet. Unë kritikën do ta bëja ndaj cilitdo për shkak të eksperiencës dhe nuk mendoj se është hipokrizi. Më takon të mbaj këtë qëndrim për këtë detyrë që ka. Atëherë unë isha në opozitë tani jam në kye të shtetit”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar rastin e bujshëm të kapjes së 613 kilogramë kokainë në territorin shqiptar, duke thënë se kjo përbën një shqetësim edhe për çështjen e sigurisë kombëtare.

Duke folur gjatë në “Real Story”, Meta theksoi se guximi për të nisur një ngarkesë të tillë, e cila nga policia u llogarit me vlerë 180 milion euro, është shqetësues.

“Aksioni i policisë është pozitiv, por edhe guximi për të nisur një ngarkesë të tillë është shqetësues. Lufta kundër këtij fenomeni dhe këtyre grupeve kriminale që janë forcuar ndjeshëm është një shqetësim. Është një shqetësim edhe për çështje të sigurisë kombëtare. Kur grupet kriminale janë bërë një shqetësim për Italinë, që është një vend ku e ku më i madh se ne, atëherë ky është vërtetë një problem”, u shpreh Presidenti Ilir Meta. 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe çështjen e negociatave me Greqinë. Kreu i shtetit ka deklaruar se mes tij dhe qeverisë nuk ka asnjë problem, por vetëm zbatim të ligjit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

metu.png

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104