Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belgjik ku si pasojë e një përplasje mes bandave rivale shqiptare ka humbur jetën një 43-vjeçare dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave belge, gruaja është futur mes personave që ishin përfshirë në konflikt për të mbrojtur mikun e saj por është plagosur nga një makinë e bandës rivale duke i shkaktuar kështu dhe vdekjen.
Sipas dëshmitarëve bandat kanë përplasur makinat me njëra tjetrën duke plagosur dhe kalimtarë.
Personat e plagosur janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka vendosur në pranga disa nga pjesëtarët e bandave.