Lushnja është tronditur mëngjesin e kësaj të premte. Një e re 27 vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i 4 i një pallati. Sipas të dhënave të para, mësohet se Denisa Ziu, është vetë hedhur nga kati i katër në orët e para të ditës së sotme. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe uniformat blu, ndërsa e reja ëhstë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit. E reja D. Z. mësohet se kurohej nga depresioni prej rreth 10 vitesh.
Informacion paraprak i policisë:
Në datën 17.11.2017, rreth orës 08:40, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon shtetasja D.Z, 27 vjeçe.
Shtetasja D.Z u dërgua në spital me ambulancë, ku po kryen ekzaminimet shëndetësore dhe po merr mjekimin nën kujdesin e personelit mjekësor.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.