INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë: I riu kërcënon se do të hidhet nga vinçi [FOTO]

E rëndë: I riu kërcënon se do të hidhet nga vinçi [FOTO]

Publikuar më: 14:55 18-10-2016

30 vjeçari Erjon Selimaj ka hipur në një vinç tek ish Stadiumi “Qemal Stafa” në një lartësi rreth 50 metra duke kërcënuar se do të hidhet. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrullat e Policisë së Tiranës, forcat RENEA si dhe zjarrfikset që kanë nisur negociatat me të riun.
Në një prononcim për mediat vetë Selimaj ka thënë:
Erjon Selimaj:
“Po erdhi njeri këtu lart unë do hidhem, asnjë mos të afrohet. Pse më ke lënë rrugëve, pse më ka komlikuar jetën. Të dalë Dritan Leli e të më thotë pse më ka lënë rrugëve. Me akuzojnë me pa të drejtë se më kanë thënë se kam rrahur babain. Nuk dua të më fusin  në burg. Jam penduar për vjedhjet që kam bërë, dua të punoj dhe jo të vjedh”.
Erion Selimaj thotë se është braktisur nga shteti dhe ka frikë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873