Një nxënës në Durrës është plagosur me thikë. Mësohet se ai ishte nxënës në shkollën 9 vjeçare, “Bedrie Bebezi. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të orës së gjashtë të mësimit.
Në sherr janë përfshirë disa nxënësve të shkollës duke u përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe thika i ka prekur krahun dhe në shpatullën.