4 të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të mëngjesit.
Viktimat janë tre vajza dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Durrësi. Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Mësohet se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, e cila ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik.
Policia thotë se dy nga viktimat vajza janë drejtuesja e mjetit Gerta Sherifi 23 vjeçe nga Saranda dhe pasagjerja I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa nuk është identifikuar ende vajza tjetër pasagjere.
Nga përplasja e fortë shihet qartë se të dyja makinat janë shkatërruar plotësisht, ajo çka ka mbetur janë vetëm pjesë metalike të makinave.
Informacioni paraprak i policisë sqaron se:
“Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.