INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndësishme për lokalet, ‘Ndalni muzikën në orën 23:00 ose do gjobiteni!’

E rëndësishme për lokalet, ‘Ndalni muzikën në orën 23:00 ose do gjobiteni!’

Publikuar më: 15:31 05-07-2019

Policia e Shtetit nuk do të lejojë muzikë të lartë pas orës 23:00. Përmes një deklarate, Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithave subjekteve që ushtrojnë aktivitet me muzikë të mos prishin qetësinë publike dhe që të zbatojnë rregullat dhe ligjin me saktësi. Sipas ligjit, ato duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 23:00 përgjatë javës dhe deri në orën 00:00 gjatë fundjavës. “Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë “LIVE”, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë”, njoftoi policia.

Në të kundërt, lokalet që nuk zbatojnë ligjin do të gjobiten. “Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara”, paralajmëron policia.

Article Logic
Execution time: 0.004734992980957