INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë. Kryeminisitri Rama thirret nga Gjykata e Tiranës për gjyqin me studentët

E rrallë. Kryeminisitri Rama thirret nga Gjykata e Tiranës për gjyqin me studentët

Publikuar më: 15:59 22-09-2016

Një ngjarje e jashtëzakonshme pritet të ndodhë në dyert e gjykata shqiptare. Ajo e Tiranës ka thirrur Kryeministri Edi Rama për tu paraqitur si dëshmitar në gjyqin ndaj studentëve që e u pretendua se qëlluan me vezë rreth një vit më parë.
Vetë studentët që prej muaj po zvarriten nëpër senaca gjyqësore e kanë kërkuar prezencën e Ramës dhe gjykata e ka pranuar kërkesën e tyre. Për studentët rëndon akuza “goditje për shkak të detyrës”, po deri tani në seancë nuk ka shkuar asnjë dëshmimtar.
Mësohet se studentët, aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, gjithashtu kanë kërkuar të merren në pyetje edhe tre gardistët të cilët ndodheshin në 2 nëntor të 2015-ës pranë Universitetit të Shkencave Sociale, në momentin që qëlluan me vezë në drejtim të Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102