Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të fortë.
Ai tha se brenda katër viteve, në Vlorë do të ndërtohet një aeroport funksional.
“Çelim rrugën e standardeve më të larta. Një nxitje e fuqishme për Vlorën dhe turizmin, nuk diskutohet që është prioritare aeroporti i Vlorës. Jemi në proces me ministrat për ta nxitur me tutje procesin. Tani presim qe te perfundoje projekti per te hyren e nje faze te lidhjes se kontrates dhe ndertimit. Ambicia është fluturimi i parë brenda 4-vjeçarit, por kjo është një dëshirë. Faza tjeter e bregdetit lidh Ujin e Ftohte me Orikumin. Besoj se do të vëmë në lëvizje punën për dy by-passet e Fierit dhe Vlorës. Po ashtu duhet të përfundojmë punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe atë të Lumit të Vlorës”, u shpreh Rama.