INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme! Hidhet nga terminali i aeroportit të Rinasit, ndërron jetë emigranti

E tmerrshme! Hidhet nga terminali i aeroportit të Rinasit, ndërron jetë emigranti

Publikuar më: 17:16 01-09-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku një shtetas i ri ka hipur në katin e dytë brenda ambienteve të aeroportit dhe është hedhur duket terrorizuar të pranishmit. Pas hetimeve të para rezulton se shtetasi që është vetëvrarë është Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë e ka ardhur në orën 15:30 në aeroportin e Rinasit, nga Mynihu.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane. Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetass por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.

Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak. Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729