Një automjet që po lëvizte ne autostradën Tiranë-Durrës ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Sukthit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes. Edhe shkaqet e djegies së mjetit janë të paqarta.
Ndërkohë, mësohet se mjeti është djegur brenda pak minutash dhe ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë thuajse e kotë.