INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E trishtë të shohësh kafe plot e biblioteka bosh''!

''E trishtë të shohësh kafe plot e biblioteka bosh''!

Publikuar më: 08:14 23-04-2019

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale, Meta u bën thirrje të rinjve të lexojnë më shumë, ndërsa prek edhe realitetin e hidhur që lidhet humbjen e kohës nëpër kafene.

"Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre. Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.???", shkruan Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496