Edhe kjo e hënë ka nisur me reshje shiu të cilat do të na shoqërojnë deri të martën. Pjesa e dytë e javës duke nisur nga e mërkura do të jetë kryesisht e kthjellët.
Sipas Meteoalb, dhe këtë të hënë do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të shoqëruara me shira në orët në vijim, të hënën dhe pjesërisht të martën.
Sikurse është parashikuar pritet që në fundjavë temperaturuat të arrijnë mbi 20 gradë, teksa vendi do të preket nga rryma e ngrohtë e emërtuar "Hanibal" duhet të mbërrijë nga Afrika të shtunën, një ditë para kremtimit të Pashkëve.
Ndërsa pas Pashkëve parashikohet sërish mot me shi.