Monedhat virtuale apo kriptomonedhat duket se do të jenë e ardhmja e parave.
Edhe rrjeti social Facebook është duke testuar për të krijuar monedhëm e tij virtual, të cilën përdoruesit mund ta dërgojnë përmes WhatsApp.
Gjigandi i teknologjisë është në procesin e krijimit të një monedhe të qëndrueshme që do t'i lejojë përdoruesit të transferojnë para në shërbimin e mesazheve në Facebook.Një monedhë e qëndrueshme është një monedhe digjitale i lidhur me dollarin amerikan dhe shpesh favorizohet për faktin se është më pak i qëndrueshëm se monedhat e tjera, siç është bitcoin.
Facebook bën me dije se kriptomonedha do të përdoret fillimisht në Indi pasi në këtë shtet ekziston një treg i madh i remitancave, ku përdorues ndërkombëtar u dërgojnë para familjarëve të tyre në shtetet ku ata jetojnë.
Megjithatë duhet pritur që ky projekt të bëhet realitet, pasi ende kompanisa është duke gjetur një strategji për publikimin e monedhave të tilla.Vendimi i Facebook për të krijuar monedhën e tij virtual erdhi pasi rrjeti social ka ndaluar të gjitha reklamat e kritpomonedhave në faqet e tij.
Por, si funksionon një monedhë virtuale?Njerëzit tani blejnë mallra, paguajnë për shërbimet, apo transferojnë para kudo në botë, duke i anashkaluar të gjitha bankat, kartat e kredit dhe shërbime të tjera financiare, madje edhe qeveritë. Gjithnjë e më shumë qytetarët e botës po përdorin paranë virtuale, sic është edhe Bitcoin.