INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe fëmijët e “rrezikshëm” të rrugës mund të reabilitohen. Rasti më i mirë Kiço…

Edhe fëmijët e “rrezikshëm” të rrugës mund të reabilitohen. Rasti më i mirë Kiço…

Publikuar më: 10:57 05-10-2016

Edhe Kiçoja mund të mësojë dhe të shkruajë. Më këtë titull ka nisur rrëfimin e tij gazetari Mentor Kikia.
E Kiçoja është i mituri nga Palasa që u përfol se kishte miqësi me të sëmurin mendor Jorgo Zani, që i preu kokën të miturit dy muaj më parë. Kiço është vetëm 9 vjeç dhe për shumë kohë ishte bërë tmerri i fshatit, pasi vetë banorët kanë thënë se ai vidhte shtëpitë e tyre dhe kishin filluar ta kishin dhe më shumë frikë kur nisi të shoqërohej me të sëmurin mendor. Po sot 9 vjeçari ka ndryshuar dhe po jeton një jetë të shëndetshme mes librave.

Shkrimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia:
“Besoj e mbani mend historinë e një fëmije vetëm 9 vjeç, një djali që ishte bërë shqetësim i madh për fshatin Palasë. Kiçoja, djaloshi çapkën që vidhte e shkatërronte çi zinte dora, shtëpi më shtëpi, derë më derë, kasolle më kasolle. Me dy prindër me probleme mendore, e kishte përjashtuar edhe shkolla edhe pushteti, e kishte përjashtuar edhe shoqëria që kërkonte vetëm ta çonin “diku”, që të shpëtonin prej tij, pasi Kiçoja ishte i pandreqshëm. Të gjithë i thonin thjeshtë: “Hajdut”. Vrasja e përbindshme e një fëmijë nga i sëmuri mendor Jorgos Zani në Gusht, nxorri në dritë historinë e Kiços, i cili për për shkak të fatit të tij, kishte përfunduar nën shoqërinë e këtij krimineli barbar.
Ksenofon Ilia e kishte intervistuar atë më parë dhe historia e tij u shfaq në Top Channel. Pas kësaj ai ai përfundoi në një qendër sociale në Sarandë dhe tashmë ka nisur të shkojë në shkollë, ka nisur të mësojë edhe të shkruajë. Kjo është fletorja e mësimeve të tij të para. Nëna e tij sdo mund ta lexojë dot atë që ai ka shkruar, por ai ka shkruar edhe fjalën “Mami”.
Nëse do të ishte lënë të vazhdonte udhën e tij, të gjithë e dimë se cili do të ishte fundi; një kriminel profesionist. U desh një presion mediatik që shteti të dërgojë në një qendër një fëmijë që kishte hyrë në rrugën e krimit.
Kjo duhet të jetë në fakt detyra parësore e një shteti dhe jo të dërgojë makinën e policisë për të kërkuar një vrasës pasi ka kryer krimin, apo të marrë viktimën e tij.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549