Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar, ndonëse pohoi se ekziston si një mundësi.
Pas takimit me krerët e partive të vogla, i ka bërë thirrje që partitë politike të gjejnë një zgjidhje për situatën politike.
“Inkurajojmë partitë politike të gjejnë zgjidhje për situatën. Ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Se cila zgjidhje funksionon për një vend është zgjidhja e sovranit.E sigurt është që kemi datë zgjedhjesh dhe ajo datë është 30 qershori. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007-ën dhe është një mundësi, por çfarë të mirë do të sillte shtyrja e tyre”, u shpreh diplomati.