Qentë, të cilët nuk kanë kaluar provat e shkollës së trajnimit dhe nuk janë të përshtatshëm për funksione si qen policie nuk do të “punonjë” më në strukturat shtetërore. Për këtë arsye Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, pranë Ministrisë së Financave, ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje 14 qen të policisë, përmes ankandit që do të mbahet në 21 janar. Madje janë përcaktuar dhe vlerat dysheme për secilin prej tyre.
Ankandi do të nisë me qentë “Sena”, me vlerë fillestare 20 000 lekë.
Qentë më të shtrenjtë janë “Beta” dhe “Puma” me nga 22 mijë lekë. Ndërsa qentë me të lirë janë “Stela” dhe “Tovi” me nga 8 mijë lekë.
Në vendin tonë Instituti i përgatitjes së qenve të policisë merret me stërvitjen e tyre, që ata të jenë në gjëndje të gjejnë lëndë eksplozive, drogë dhe kufoma.