INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe robotët duan leje vjetore. Lodhen shpejt dhe nuk marrin komandat

Edhe robotët duan leje vjetore. Lodhen shpejt dhe nuk marrin komandat

Publikuar më: 14:59 09-03-2018


Një lajm i mirë nëse je i shqetësuar se një robot do të marr vendin e punës, tashmë del se dhe punonjësit mekanikë kanë nevojë për pushime.
Para një jave, e ardhmja e restorantit CaliBurger në Kaliforni, ndryshoi kur në punë mori një punonjës aspak të pazakontë, një robotë.intv.al
Miso Robotics ndërtoi një robot kuzhinier i cili do i vinte në ndihëm në kuzhinë në përgatitjen e hamburgerëve në CaliBurgëer dhe javën e kaluar ai bërë dhe debutimin e tij të parë për publikun.
Megjithatë vetëm pak pas disa ditësh pasi nisi punën kuzhinieri i veçantë ka nevojë për disa ditë pushimi.
Sipas zëdhënësit të Miso-s, Stephanie Cirigliano, kompania duhet të kryejë teste tek roboti dhe të përmirësojë aftësitë e tij për t'u përgjigjur kohë shumë komandave, gjithashtu të jetë dhe më i shpejtë se zakonisht.
Kompania Miso Robotics pretendon që të instalojë robotin kuzhinier në 50 vende të tjera në SHBA, shkruan intv.al.
E për ta bërë për vete këtë robot mjafton të paguni 18 milionë dollarë.
Megjithatë bota e komplikuar e robotëve dhe përshtatja e tyre e ngadaltë në ambientet njerëzore pritet të shkaktojë më shumë humbje për bizneset se sa fitime.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609