INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Edi Rama jep një lajm të mirë për qytetarët, refuzoni burokracitë! [VIDEO]

Publikuar më: 13:01 05-10-2017

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët që deri më sot janë “torturuar” nëpër rradha për të marrë dokumeta zyrtarë. Ai tha që janë marrë të gjitha masat për reduktimin e burokracive në institucionet shtetërore. Ai i ka bërë thirrje çdo qytetari që në rast se dikush i kërkon një çertifikatë, familjare apo personale, të refuzojë dhe t'i thotë punonjësit të sportelit që ta nxjerrë vetë atë, pasi shërbimet janë online.

“Çertifikatat janë në sistem dhe zyrat e shtetit do t'i nxjerrin në kohë reale. Vërtetimet e pensionit po ashtu. Pensionistët s'kanë asnjë arsye për të qëndruar në radhë për një vërtetim pensioni. Po ashtu për çertifikatat shëndetësore, vërtetimi i pronësisë apo dhe lejet e ndërtimit, tha Rama.
Kryeministri ka shtuar se Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka urdhëruar institucionet në vartësi të tij që të mos kërkojnë më një sërë dokumentash.
Sipas Ramës, çertifikatat e regjistrimit në QKB, ekstraktet e kompanisë, vërtetimet për pagimin e kontributeve nga subjektet, vërtetimi për pagim detyrimesh, vërtetim xhiroje, dëshmi penaliteti dhe të gjitha dokumentet që gjenerohen nga Gjendja Civile tashmë janë online.
Kjo masë do të ulë dhe kostot për qytetarët se nuk do të paguajnë më asnjë qindarkë.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127